Abazoviq i përgjigjet Beogradit për “Srebrenicën”: Mali i Zi është shtet i pavarur, vendos vetë për fatin e tij


Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.
Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gje*nocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një kr*izë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.
Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.
Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

”Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi”, tha Vulin.
Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.
“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Evropian për ngjarjet në Srebrenicë”, tha Krivokapiq.
Krivokapiq ak*uzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Baby Boo