Filipçe: Nikolloski nuk e di se çfarë është keqpërdorimi i profesionit sepse nuk ka profesion


Pasi që sot Aleksandar Nikoloski e akuzoi Venko Filipçen për keqpërdorim të profesionit të mjekut, Filipçe i tha se nuk mund të flasë për keqpërdorim të profesionit sepse nuk e di se çfarë është profesioni, sepse nuk ka profesion.

“Aleksandar Nikoloski padyshim që nuk e di se çfarë është keqpërdorimi i profesionit sepse ai nuk ka profesion. Si mjek dhe kirurg, është detyra ime të ndihmoj pacientët sa herë të mundem. Nikolloski duhet ta dijë se pacientët kërkojnë mjekë, e jo anasjelltas dhe është detyra jonë që të përgjigjemi dhe të ndihmojmë. Kam në plan të vazhdoj ta bëj, dhe Nikolloski le të përpiqet të gjejë një profesion dhe të bëjë diçka të dobishme për njerëzit. Sulme të tilla shterpe, çnjerëzore nga Nikoloski vetëm sa do ta ulin atë. Shkak për këtë sjellje të VMRO-DPMNE-së është paniku që i ka kapluar për rezultatin në njësinë zgjedhore katër, ku i pret një surprizë e madhe”, thotë Filipçe.

Paraprakisht, Nikoloski tha se Filipçe u ka bërë favore pacientëve për vota.

“Kundërshtari im në NJZ 4 abuzon çdo ditë me profesionin e mjekut, për të cilin paguhet si gjithë të tjerët që janë të punësuar në këtë vend dhe nuk i bën nder askujt duke i trajtuar pacientët, por është detyrim i tij. E shihni çdo ditë se si e keqpërdor profesionin e tij mjekësor” – tha Aleksandar Nikoloski.

Baby Boo