Pesë vjet nga aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarc, ku humbën jetën 16 persona


Sot mbushen 5 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 persona. Tragjedia ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit, menjëherë sapo kaloi pikën pagesore.

13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17:00, për arsye ende të paqarta, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë, ku 16 persona humbën jetën.

Baby Boo