Talebanët po hyjnë në Kabul nga të gjitha anët, thonë autoritetet afgane


Ministria e Brendshme e Afganistanit ka lajmëruar se luftëtarët talebanë po hyjnë në Kabul nga të gjitha anët.
Vetëm disa javë pas tërheqjes së plotë të trupave amerikane, talebanët vlerësohet se kontrollojnë 2/3 e vendit, më konkretisht territoret kryesore rreth e rrotull kryeqytetit afgan.

Analistët amerikanë thonë se Kabuli mund të vihet nën presionin e kryengritësve brenda 30 ditëve dhe se talebanët mund të fitojnë kontrollin e plotë të vendit brenda pak muajsh.
Mijëra afganë janë larguar nga shtëpitë e tyre mes frikës se talebanët do të imponojnë përsëri regjimin e tyre brutal.
Shpresat për një zgjidhje diplomatike po zbehen, por përfaqësuesit e talebanëve dhe qeverisë afgane janë ende duke zhvilluar bisedime në Katar.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta me shumë shtete, në mënyrë që ata t’i vijnë në ndihmë me strehimin e përkohshëm të disa qytetarëve afganë që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane dhe gjenden në rrezik për jetën, sipas një deklarate të bërë nga katër zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters.
Shqipëria, siç konfirmoi dhe kryeministri Edi Rama do të presë disa nga refugjatët afganë.

Baby Boo