Personat e verbër protestojnë para Qeverisë! Kërkojnë që ndihmat për ta të jenë në përputhje me pagën mesatare


Të radhitur njëri pas tjetrit, dhe të kapur për një litar të bardhë, personat e verbër protestuan sot duke marshuar nga shtëpisë së organizatave humanitare “Dare Xhambaz” deri tek Qeveria. Ata kanë disa kërkesa përmes të cilave kjo kategori qytetarësh do të ndihmohej më shumë, por që siç tha kryetari I Lidhjes Nacionale të të verbërve, deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër të qeverisë dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Ai shpresoi se për mirëkuptim nga qeveria dhe zgjidhje të çështjeve.

“Kërkesat tona janë: Shtesa për pengesat të jetë 40% nga paga mesatare, 30% nga përkujdesja e huaj nga paga mesatare dhe mjete ndihmëse për të verbrit, sepse besoj jemi shteti i vetëm në botë, ku të verbrit nuk kanë asnjë të drejtë për pajisje ndihmëse”, pohoi Bojan Sellkovski, kryetar i Lidhjes Nacionale të të Verbërve.

Baby Boo