Rama organizon pritje për Florian Markun si Luiza Gega: “Nesër nderojmë kampionin”


Njësoj si veproi me kampionen evropiane në garën e 3 mijë metrave me pengesa Luiza Gegën, Kryeministri Edi Rama ka organizuar pritje edhe për boksierin Florian Marku i cili të enjten fitoi ndeshjen me meksikanin Miguel Parra.
Pritja për të nderuar Markun do të mbahet nesër në orën 11:00 në Kryeministri.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook. /tvklan.al

Baby Boo