Përshkak mutacionit të virusit, duhet adaptim i vaksinave kundër Kovid 19


Vaksinimi i popullatës është prioriteti më i madh në nivel nacional, evropian dhe global, theksoi mbrëmë në Berlin kancelari austriak Sebastian Kurc. Ai potencoi se vetëm nëse arrihet të vaksinohet pjesa më e madhe e popullatës deri në verë, është i mundshëm kthimi në normalitet.
“Të gjithë e dimë se kjo pandemi nuk do të përfundojë këtë verë”, tha Kurc, duke cekur se rre*ziku nga mutacionet e reja është real dhe për atë shkak është e qartë se vaksinat do të duhet të adaptohen.

Kurc, në fjalimin gjatë ndarjes së çmimit “Aksel Shpringer” në Berlin, kushtuar themeluesve të BioNtek – Ugur Sahin dhe Ezlem Tireci, vlerësoi se historia e njerëzimit është histori e përparimit. “Megjithatë, ajo rrugë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë. Çdoherë kanë ekzistuar tragjedi, siç janë fatkeqësitë elementare, luftërat apo pandemitë”, potencoi kancelari austriak. Ai tha se njerëzimi vitin e kaluar u përkujtua për rre*ziqet, tra*gjeditë dhe fuqinë e përparimit.

“Në fillim të vitit 2020 rrallë kush mund të parashikonte se çfarë kr*ize globale do të shkaktonte koronavirusi. Virusi u reflektuar në të gjitha sferat – individuale, ekonomike dhe politike. “Por, lajmi I mire është se drita është gjithnjë e më afër si I afrohemi fundit të tunelit. Nuk u perhap shpejtë vetëm koronavirusi, por edhe shpejtësia e progresit shkencor”, potencoi mbrëmë Kurci.

Baby Boo