Dihet se ekzistojnë dy gjenerata të dhëmbëve, por tri periudha të daljes së dhëmbëve (rritja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël). Periudha e daljes së parë të dhëmbëve është kur në brendësinë e gojës janë të pranishëm vetëm dhëmbët e qumështit – nga 6 muaj deri në 6 vjeç.
Me rritjen e “gjashtëshes” fillon periudha e daljes së përzier të dhëmbëve, kur njëkohësisht janë të pranishëm edhe dhëmbët e qumështit edhe të tjerët – nga 6 deri në moshën 12 vjeç. Pas zëvendësimit të dhëmbit të fundit të qumështit, pason periudha e rritjes së zakonshme të dhëmbëve, deri në fund të jetës.
Dhëmballat e para (gjashtëshes) janë dhëmbët e parë të qëndrueshëm që shfaqet në të dy nofullat rreth moshës 6 vjeçe.
Prindërit shpesh nuk vërejnë se është rritur gjashtëshja dhe vështirë e dallojnë nga dhëmballat e qumështit. Mu për këtë arsye duhet pasur kujdes në këtë dhëmb pasi që si mungesë e higjienës së mirë dhe ushqimit jo adekuat të parët preken nga kariesi, të parët derdhin gjak, e është me rëndësi të madhe të ruhen. Ky dhëmb është i rëndësishëm shkaku i pozitës dhe funksionit që kryen, pasi që në nofulla definon dhe mbron kontaktet e ndërsjella të dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm.