E trishtë! Infermieri publikon videon para se të futet në intubim, del i pajetë pas disa orësh


Janë regjistruar më shumë se 50 milionë raste infektimi nga Covid deri tani.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar më shumë se gjysmë milion rastesh të reja me Covid-19, gjë që tregon se pandemia jo vetëm nuk po ndalet, po po kërc*ënon frikshëm.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima në të gjithë botën.
SHBA, India, Brazili, Rusia, Franca, Spanja, Argjentina, Mbretëria e Bashkuar, Kolumbia dhe Meksika janë 10 vendet më të prekura nga virusi. Pikërisht nga vendi i fundit i dhjetëshes së parë vjen një histori e trishtë. Sergio Humberto Padilla Hernández, një infermier meksikan, regjistroi një video përpara se të vdiste nga koronavirusi dhe e shpërndau në rrjetet sociale.

“Erdhi ora e së vërtetës. Do të intubohem dhe, çfarëdo që të ndodhë, dua që të më kujtoni gjithmonë për atë që isha dhe për atë që jam. Do të kthehem prapë, kjo nuk është lamtumirë. Do t’ju shoh sërish miqtë e mi, ju dua. Mirupafshim”, thotë Sergio në video.
Disa orë pas videos infermieri 28-vjeçar vdiq pas një ndërlikimi gjatë intubimit.

Baby Boo