“Përqafime Hashim, jam me ty sonte”, urimi prekës i Ramës për ditëlindjen e Thaçit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi të gjatë në Facebook, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rama e ka quajtur vëlla Thaçin, derisa ka thënë se e uron nga larg dhe me dhimbjen e pamundësisë për të dëgjuar zërin e tij e për të bërë shakatë me jetën në telefon.
“Kështu që ma fal nëse ky urim i imi, megjithë shpirt, që edhe 100 vjet t’i kesh me shëndet e me kë të do zemra, nuk është dot një urim i buzëqeshur, por pash Zotin e madh, mos iu anko fatit tënd e as mos kërko kot ta dish se si mund të ishte ndryshe, sepse sado cinike të të duket, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Kosova të buzëqeshë përsëri kur përsëri nata t’ia lerë vendin ditës së re!

Përqafime Hashim dhe jam atje, me ty sonte, kur të kujtosh dollitë e shkuara në familje, për këtë ditëlindje të pamirëseardhur nën tavanin e mallkuar!”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve. I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.
Arsye për këtë kishte qenë ngritja e akt*akuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Akta*kuza ndaj tij ishte ngritur në ditëlindjen e tij të 52-të

Baby Boo