Përplasje në Kuvend për Ligjin për kamatat dhe borxhet në Maqedoni

Sot në Kuvend gjatë diskutimit për propozim-ligjin për përcaktimin e kamatave të borxheve, ka pasur debat të tensionuar mes deputetëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare.

Baby Boo

Sipas OJQ-ve propozim-ligji i ri është diskriminues dhe nuk përfshinë të gjitha harxhimet e qytetarëve, të cilat i kanë tek notarët dhe përmbaruesit. Ata kërkojnë tërheqje të ligjit.

Deputeti Panço Manov i cili është njëri nga propozuesit e ligjit, tha se do të merren parasysh vërejtjet e shoqatave dhe sqaroi se me propozim-ligjin do të përfshihen mbi 200 mijë raste.

Ndërsa Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi fitimin” tha se në vendet evropiane prej të cilave më së shumti merren ligjet, nuk ekziston përmbarues, por i pari që troket në derën e atyre që kanë borxh është punëtori social.

Ndërsa nga shoqata “No pasaran” thanë se përgjegjësia duhet të vendoset tek ish-ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, i cili siç thanë ka krijuar drejtësi selektive.