Izraeli sul*mon forcat e Iranit dhe Sirisë


Izraeli tha se ka nisur su*lme ajrore kundër një numri të objektivave në Siri kundër ushtrisë siriane dhe Forcës Kuds të Iranit. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane raportoi se tre pjesëtarë të ushtrisë u vranë dhe një u plagos gjatë sul*meve.

Sidoqoftë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut një organizatë me seli në Britani të Madhe tha se gjithsej 10 persona u vr*anë duke përfshirë pesë lu*ftëtarë të huaj “me gjasë iranianë dhe i përkisnin forcës Kuds si dhe dy lu*ftëtarë pro-Iranit me kombësi të papërcaktuar”.

Sul*met e Izraelit filluan pasi forcat e sigurisë së saj gjetën eksploziv të vendosur në Rrafshnaltën e Golanit. Izraeli okupoi Rrafshnaltën e Golanit nga Siria në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi. Nënkolonel, Jonathan Conricus, një zëdhënës ushtarak izraelit tha se u goditën tetë objektiva në zonat që shtriheshin nga ana e kontrolluar nga Siria në Rrafshnaltën e Golanit deri në periferinë e Damaskut.

“Objektivat përfshinin selinë ushtarake iraniane në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut, një ‘vend i fshehtë ushtarak’ që shërbeu si “strukturë pritjeje për delegacione të larta iraniane kur ata shkonin në Siri për të operuar” dhe ndaj Divizionit të 7-të të forcave të armatosura siriane që mbikëqyr pjesën siriane të Rrafshnaltës së Golanit”, tha Conricus. Ai shtoi se forcat elitare të Iranit, Kuds janë të përfshira në Divizionin e 7-të të ushtrisë siriane.

Izraeli ka goditur vazhdimisht objektivat iraniane në Siri dhe ato të milicive aleate përfshirë Hezbollahun e Libanit. Irani është një aleat kryesor i presidentit sirian Bashar al Assad por Damasku kurrë nuk e ka pranuar publikisht se forcat iraniane po veprojnë në emër të tij në lu*ftën civile në Siri. Izraeli e shikon Iranin si kërcënimin e tij më të madh dhe thotë se nuk do të tolerojë krijimin e një pranie të përhershme ushtarake iraniane në Siri.

Baby Boo