Përplasje Greqi-Rusi për Maqedoninë Veriore


Ministria e Jashtme greke ka reaguar ndaj qëndrimeve negative të Ministrisë së Jashtme të Rusisë për Marrëveshjen e Prespës.

Athina zyrtare kërkon nga shteti rus që të qëndrojë larg politikave të brendshme dhe të ruajnë marrëdhëniet miqësore të ndërtuara ndër vite. Diplomatët grekë kërkojnë gjithashtu nga Rusia që shtetin maqedonas të mos e thërrasin më si “Maqedoni”, por “Maqedonia e Veriut”, ashtu edhe siç e parasheh Marrëveshja Prespës, transmeton Ksp.

Ky reagim vjen pas qëndrimit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë kundër Marrëveshjes së Prespës, me pretekst se kjo e fundit është sjellë kundër vullnetit të të dy popujve, atij grek dhe maqedonas.

“Ne shprehim bindjen se Rusia e cila për vite me radhë e ka njohur IRJM-në si ‘Republika e Maqedonisë’ do të respektojë sensibilitetin e popullit grek në përdorimin e emrit Maqedoni dhe do t’i referohet tani këtij vendi me emrin e ri kushtetues, ‘Maqedonia e Veriut’ dhe më e rëndësishmja është që të përmbahen nga qëndrimet e tilla, sepse një gjë e tillë përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë”, thuhet në reagimin grek.

Baby Boo