Përp*lasje e ash*për mes Teuta Haxhiut dhe Vjosa Osmanit, kjo e fundit nuk i jep drejtën as për replikë


Një përp*lasje e ash*për ka ndodhur në mes kryeparlamentares, Vjosa Osmani dhe deputetes së AAK’së, Teuta Haxhiu.

Teuta Haxhiu ka thënë se rezoluta e propozuar nga Vjosa Osmanit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Goran Rakic është për konsum politik dhe një rezolutë koti.

“Ne nuk mbështesim rezoluta që mbesin në sirtarë sa për të bërë politikë”, ka thënë Haxhiu.

Më pastaj ka ardhur reagimi i Osmanit duke thënë se ofendimet e deputetes në fjalë ndaj saj janë në çdo seancë.

“Me fyerjet e tua në gati në çdo seancë unë tashmë jam mësuar, shumica e deputetëve e dinë për çka e kam fjalën. Nuk mundesh me thënë se një rezolutë është obligative dhe tjetra nuk është. Rezolutat shprehin vullnetin politik të këtij Kuvendi, në qoftë se vullneti yt politik është me hesht kur një zëvendëskryeministër i Kosovës thotë se do t’i bashkohem Vuçiqit në betejën e tij për Kosovën dhe Metohinë, në rregull, voto kundër kësaj rezolute, por ofendimet lëri anash”, ka thënë Osmani.

Osmani theu rregullat duke ju kundërpërgjigjur nga foltorja kryesore e kryetares, madje nuk i ka dhënë të drejtën as për të replikuar.

Për disa minuta ka zgjatur debati me tone të larta nga Haxhiu e AAK’së duke kërkuar arsyetime se pse nuk po e lë replikon.

Baby Boo