Përplaset me veturë në murin e një shtëpie, vdes shoferi në Kamenicë


Një person ka vdekur në një vetaksident trafiku në Kamenicë.
Rastin ka ndodhur në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës, ndërsa policia ka bërë të ditur se shoferi ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe është përplasur me murin e një shtëpie.

“Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh e policisë.

Baby Boo