Familjaret e Almirit shkojnë në bu*rg, babai do të vuaj 6 muaj dë*nim


Pasditen e sotme babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjaret e tjerë janë paraqitur në bu*rgun e K’shenjës në Kumanovë për të vuajtur dë*nimin me burg efektiv për 6, përkatësisht 9 muaj. Ata u paraqitën sot, brenda afatit ligjor pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës që mos tu shtyhet nisja e bu*rgut efektiv. Babai dhe dy xhaxhallarët e Almirit 4 vjeçar, janë gjykuar për veprën penale dhu*në, pas përl*eshjes me vëllezrit Iliç në qërshor të 2016, ku edhe gjeti vd*ekjen Almiri, pas shtypjes me makinë nga Boban Iliç.

Ky i fundit që dje është prapa grilave ne bu*rgun e njëjtë, ku do vuaj dë*nimin prej 4 vjetësh për veprën fatkeqësi komunikacioni me pasojë vde*kjeje. Por, vëllai tij Bojan Iliç nuk është ak*uzuar për asnjë vepër edhe pse ishte i përfshirë në konf*likt. Këto dhe kontradikta të tjera në këtë procedurë gjyqësore do të kontestohen edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburgut nga pala mbrojtëse e familjes Aliu.

Baby Boo