Përm*bytje edhe në Afganistan: Dhjetëra të vd*ekur


Së paku 40 persona humbën jetën dhe mbi 150 janë të zhd*ukur nga përmb*ytjet që përfshinë provincën verilindore të Afganistanit, Nuristan. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në qarkun Kamdesh, i cili ndodhet rreth 355 kilometra larg Kabulit. Shumica e shtëpive atje u shkatërruan.
“Ka pasur përmbytje në fshatin Bega Mirdesh. Atje janë rreth 700-800 shtëpi. Të gjitha u shkatërruan”, tha Abdul Rahman, banor i rrethit.

“Së paku 40 veta humbën jetën për shkak të përm*bytjeve”, i tha agjencisë së lajmeve AFP kreu i këshillit provincial, Saeedullah Nuristani.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se militantët do të lejojnë qasjen në provincë të agjencive të ndihmës dhe të zyrtarëve të paar*matosur qeveritarë.

Nuk është e qartë nëse talibanët kanë kapacitete për të trajtuar emergjencat në zonat nën kontrollin e tyre, të cilat janë kryesisht zona rurale. Talibanët kanë intensifikuar lu*ftimet kundër forcave qeveritare, prejse trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen formale nga Afganistani në muajin maj. Militantët kanë marrë nën kontroll disa territore dhe pika kyçe kufitare.

Baby Boo