Përlotet Agron Llakaj: Kur kalova Covid-in Koço më tha “Pa panik”! S’ka të dytë si ai


Aktori i njohur Agron Llakaj është përlotur gjatë një interviste në lidhje Skype me ABC për humbjen e madhe që pësoi arti shqiptar me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit Koço Devole. Llakaj tha se Devole ishte shkolla e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite dritë që të vijë sërish në Shqipëri. Ai tregoi se pak javë më parë kur ai ishte infektuar me Covid-19, Devole e kishte këshilluar ta kalonte pa panik, por fati e deshi që kjo sëmundje të rezultonte fatale për të.

“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishto por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koçdo do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua. Ishte i vemti aktor pajoni për mua.

Është humbje për mua dhe familjen time. Jam me Filipin dhe njerëzit e tjerë. Akoma familjarët e tyre nuk kanë mbërritur. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe komunikuam me njëri-tjetrin që të mos kisha panik. Më mori Filipi më tha që ai e kaloi. Jam marrë me gjithë mjekët që janë marrë me shëndetin e Koços dhe dje më thanë që kjo pritej nga momenti në moment. Koço ishte por sot nuk është. Dhimbja më e madhe është ajo që vret që një lapidar, një gur i rëndë të ikë kaq heshtur. Nuk e di si mund të iki heshtur një legjendë.

Devole ishte aktori më elegant që kam njohur unë. Ishte një skenarist dhe një aktor shumë i mirë. Unë gjithmonë i kam thënë Chaplini shqiptar. Emblematik si Koço Devole nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Janë punët e Zotit. Askush nga ne nuk e di se sa dhe si. E rëndësishme është respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai ka bërë. Ishte i papërsëritshëm. Do vazhdojë humori por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Agron Llakaj.

Baby Boo