LAJMI I FUNDIT: Kurti nuk shkon në seancën ku votohet për rrëzimin e Qeverisë së tij


Kreu i Qeverisë, Albin Kurti siç duket nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për rrëzimin e tij.

Ai është parë duke u larguar nga oborri i zyrës së Kryeministrit, dhe nuk është ndalur tek objekti i Kuvendit.

Ndërkaq, më herët kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi Përparim Kryeziu, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë veprim të Kurtit.
Theksojmë se Kurti ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesën e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, Kryeministri nuk e ka pasur asnjë fjalë lidhur me seancën e mocionit të mosbesimit që pritet të fillojë shumë shpejt.

Baby Boo