Zaev: Unë i mbushi bateritë duke vozitur motor


Kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur reagimeve të publikut, pasi i njëjti është parë duke vozitur me motor gjatë fundjavës.
Thotë se gjithçka ka qenë në kuadër të masave Anti-covid, ndërkaq ka shtuar, se edhe pse ka leje për lëvizje gjatë orës policore, sërish nuk lëviz gjatë orës policore.

“Edhe kur më kanë zgjedhur si kryeministër, kam thënë, të dielën nuk punoj. Në fundjavë jam me familjen. Kam një hobi dhe ajo është vozitja me motor. E kam thënë publikisht dhe me të vërtetë, e diela është ditë për familjen. Personalisht, unë i mbushi bateritë duke vozitur motor”, tha Zaevi.
Ai shton, se askush nuk duhet të fshihet kur bën diçka për familjen e tij.

Baby Boo