Përleshje në Merdarë, vazhdojnë pritjet e gjata


Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një përleshje fizike në Merdarë, e cila dyshohet të ketë filluar si pasojë e mos respektimit të radhës dhe pritjeve të gjata në kufi.
Klan Kosova ka siguruar një video ku mund të vërehen disa persona të përfshirë në përleshje.

Pas disa sekondash, në vend të ngjarjes arrin edhe policia kufitare për ta qetësuar gjendjen.

Kujtojmë se qytetarëve u duhet të presim mbi gjashtë orë për ta kaluar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kufiri në Merdarë: Pritja është 6 orë e 20 minuta, deri në 6 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova”, shkruan Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Facebook.

https://youtu.be/juJ4FdBinFc

Baby Boo