PËRLESHJE ME ARMË MES POLICISË DHE NJË TË DYSHUARI NË TETOVË


Mbrëmë rreth orës 21:45  në Tetovë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-së në tentimin për ta arrestuar personin G.E(41) nga Tetova  i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Në tentimin për ta ndaluar pasi e kanë vërejtur zyrtarët policorë, me automjetin të cilin e ka drejtuar, i njëjti me shpejtësi të madhe ka sulmuar policin dhe e ka goditur, më pastaj ka nxjerrë revolen dhe e ka drejtuar drejt policit dhe ka gjuajtur disa plumba drejt veturës së policisë, ndërsa G.E(41) kërkohet për mbajtjen e burgut për 6 vite e 5 muaj për veprën e kryer “vrasje”.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se po ndërmerren të gjitha rastet për zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo