Përleshje fizike për një vend parkimi në Kodrën e Diellit! Plagoset një person


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 22:00 një person është plagosur me një mjet të mprehtë pas një zënke për parking. Nga MPB njoftojnë se një person është arrestuar.

“Në vikend lagjen e Kodrës së Diellit, përballë një objekti hoteliere, pas një zënke paraprake verbale për një vend parkimi, ndërmjet Xh.L. (56) nga Tetova, dhe V.S. (36) nga fshati Xhepçishtë i Tetovës, ka ndodhur një përleshje fizike, në të cilën V.S. ka përdorur një mjet të mprehtë ndaj Xh.L., dhe ka plagosur atë. V.S. është ndaluar në SPB-Tetovë”, thonë nga MPB.

IMG_3009

IMG_3007

Baby Boo