Ukrainë, spitalet kanë mbetur pa furnizim me gjak dhe pajisje mjekësore


Drejtoria e spitalit në qytetin ukrainas Mykolaiv tha se kanë mungesë të madhe të furnizimeve me gjak dhe pajisje mjekësore që u nevojiten për të trajtuar të plagosurit nga sulmet e Rusisë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjeku Yuri Kucher nga spitali në Mykolaiv tha se ky institucion shëndetësor ka ngelur me shishet e fundit të gjakut dhe se kanë vetëm edhe një qese bosh për dhuruesit vullnetarë.

Duke theksuar se nuk kanë mundur t’u përgjigjen donatorëve dhe të dërgojnë gjak në front për shkak të mungesës së qeseve të zbrazëta të gjakut, Kucher tha se janë përballur me faktin se duhet më shumë gjak për shkak se numri i të plagosurve po rritet.

“Jemi përballur me një mungesë të qeseve të gjakut më shumë se kurrë më parë”, tha Kucher.

Duke thënë se lufta i kishte dhënë fund furnizimit me gjak dhe ilaçeve, Kucher tha se në momentet më të vështira do të përpiqet të shfrytëzojë resurset ekzistuese dhe t’i trajtojë pacientët në mënyrë adekuate.

Baby Boo