Përleshje e armatosur në Shkup, 1 i vdekur dhe disa të plagosur


Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë ka gjuajtur me pushkë gjysëm-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër. Njëri në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë ndërsa nga 1tv thonë se ka edhe disa të plagosur.

Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë. Sot priten detaje nga MPB. /Telegrafi

Baby Boo