“Monstra”, Ajdari: Dëshmitari “E1” është kriminel


Familjari i të akuzuarve, Bedri Ajdari, pas mbarimit të seancës gjyqësore për rastin “Monstra”, në të cilën trupi gjykues i ka parashtruar pyetje dëshmitarit të koduar “E1”, ka deklaruar se ky dëshmitar është i rrejshëm dhe kriminel, që është i kurdisur nga qarqet e ndryshme, njofton Portalb

“Unë mendoj që ky dëshmitar është gënjeshtar, është i angazhuar nga qarqet të ndryshme për të mbuluar rastin. E dini ju vazhdimisht se si ka ndodhur me dëshmitarët të cilët i kanë përdorur dhe kur u është zbuluar identiteti, të gjithë kanë dalë se janë të rrejshëm apo kanë ndonjë hall tjetër, me dhunë apo janë kriminelë të vërtetë. Unë mendoj se ky është një kriminel i cili pas vetes ka një bagazh të dënimeve, ka vjedhje të rëna e shumë gjëra, të cilat ky vet i ka bërë dhe tash në pazar mendon se edhe nëse i zbulohet identiteti, edhe nëse dënohet sipas ligjit, është më pak se sa i kanë falur, kjo do të thotë ende vazhdon procesi me dëshmitar gjoja të rrezikuar, gjoja të mbrojtur, a në fakt ata janë gënjeshtar dhe e hutojnë edhe gjyqësorin, edhe familjet, por edhe opinionin. Në mungesë të argumenteve, përdoret kjo metodë me ndonjë dëshmitar i cili vazhdimisht gënjen. – Ajdari.

I pyetur nëse ka besim në Prokurorinë Speciale, ai tha se “po, kemi besim, por nëse nuk kemi fakte dhe nëse atyre nuk u prezantohen të gjitha materialet ose të gjitha faktet, atëherë çfarë mund të bëjë Prokuroria Speciale”.

Edhe avokati i të akuzuarve, Naser Raufi tha se dëshmitari në fjalë është i rrejshëm dhe se jep deklarata kontradiktore.

Baby Boo