Përkujtohet vepra kombëtare e Naser Veliut


Në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, bashkëveprimtarët, familjarët e dëshmorëve, miqtë dhe bashkëvendësit, përkujton 27 vjetorin e rënies së dëshmorit Naser Veliu.
Në varrezat e fshatit Sërmnovë, ku prehen eshtrat e dëshmorit, të pranishmit evokuan kujtime mbi jetën dhe veprën e tij.

I pranishëm në homazhe ishte edhe një delegacion i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në cilësinë e organizatorit të përkujtimit.

“Shumë e nderuara dhe e respektuara bashkëshorte e veprimtarit, atdhetarit dhe Heroit të Kombit-Naser Veiliu, e cila i ruajte pragun e shtepisë me sakrificë dhe besnikëri të pashoqe bashkëshortit, i cili që në rininë e Tij, ishte përcaktuar në rrugën e bërjes të “shtëpisë së kombit”. Mirënjohje deri në përulje për ty, që rrite Lavdrimin, duke e ushqyer me dije, maturi dhe atdhetari e që ai sot, si pasardhës i gjenit dhe gjakut Tuaj, të jetë i lëvdëruar, për maturinë, bujarinë dhe besnikërinë që diti të fali ndër breza Familja e Lavdishme -Veliu.

Shumë i respektuari-Luan, bashkëveprimtarë i rradhëve të LPK-së, bashkëfurrizues me armatim i tre Ushtrive Çlirimtare, bashkëudhëtarë dhe ndjekës i gjurmëve të Amanetit të Dëshmorëve të Atdheut…

Luani që luajti rolin e dritës dhe diellit, për prindërit që shumë herët kishin humbur krahun mbështetës të Naserit. Luani që luajti dhe luan rolin e siprindit në të gjitha periudhat e qenësisë së kësajë familje.

Të nderuar bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, bashkëfshatarë dhe shokë që merrni pjesë në këtë nderim-përkujtim kushtuar 29 vjetorit të flijimit të Heroit të Kombit Naser Veliu dhe Heroinës Nurie Zeka. Me këtë rastë duhet theksuar se Naseri luajti rol të rëndësishëm në vetëdijësimin dhe zgjimin e ndjenjës atdhetare, për çlirim dhe liri mbarëshqiptare te të rinjtë e athershëm këtu e në Kosovëme me sjelljen dhe shpërndarjen e materialeve propaganduese që dilnin si organ i “Zërit të Kosovës”. Ai kishte njohje dhe bashkëveprimtari edhe me kullën tonë që në vitet 80-ta. Dhe nga ajo periudhë rrugët tona nuk ndahen derisa të realizojmë qëllimet programore, të cilat ishin të përcaktuara në statutin e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Të nderuar shokë, fëmijët përforcojnë bashkëshortësinë, përforcojnë lidhjen prindërore…, gjë të cilën Naseri e bën edhe në botën e përjetshme !!! Ai edhe këtu është mes dy-prindërve, mes dy shpirtërave të përjetësuar.

Naser Veliu bashkë me mijëra veprimtarë, atdhetarë dhe luftëtarë kryen detyrimin ndaj atdheut, i cili për ne nuk do të përfundojë kurrë. Andaj, për nderë të jetës dhe veprës së Naser Veliut u ftoj që me një minut heshtje të nderojmë gaditu-Atë. Lavdi”, deklaroi Fatmir Limani.

Në fund, nderime u bënë edhe tek varrezat e dy dëshmorëve të tjerë të fshatit, Avni Elmazi dhe Ismail Memedi – komandant Fisheku.
Kujtojmë që në prill të vitit 1990 në një komplot të përgatitur nga shërbimet sekrete të shtetit të atëhershëm jugosllav, në një aksident të orkestruar nga UDB jugosllave, humbën jetën Naser Veliu dhe veprimtarja e çështjes kombëtare Nurije Zekaj nga Kosova.

Baby Boo