Përfundon procesi i votimit në Turqi


Përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi, ndërkohë filloi procesi i numërimit të votave.

Në zgjedhje garuan gjashtë kandidatë për president dhe tetë parti politike.

Këshillit të Lartë Zgjedhor i Turqisë pritet që në orën 21:00 do të filloj me shpalljen e rezultateve.

Zgjedhjet janë zhvilluar 16 muaj më herët se sa janë planifikuar, në mes të një gjendjeje të gjatë emergjence dhe shenjave të një ekonomie në rënie.

Më shumë se 59 milionë shtetas turq, duke përfshirë rreth 3 milionë banorë jashtë vendit, patën të drejtë të votojnë.

Një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50 përqind të votave për një fitore të plotë dhe nëse kjo nuk arrihet, një raund i dytë do të zhvillohet më 8 korrik midis dy kandidatëve kryesorë. /Telegrafi

Baby Boo