Përfundon muri me barrikada betoni në bul. “Cvetan Dimov” në Çair


Natën mbrëmë gjatë orës policore u vendosën barrikadat e betonit përgjatë vijës së plotë të rrugës në bulevardin “Cvetan Dimov” e njohur si Çairçanka në Shkup. Banorët e zonës e prisnin një gjë të tillë, pasi vjet ka qenë i vendosur segmenti i parë i rrugës, por revolta e tyre është rritur për shkak se betoni po u pengon, sipas tyre, lëvizjen e lirë.

“Deri diku kanë drejtë ama shumë është ngarkuar komunikacioni, shpresoj që shpejtë do ta heqin se nëse vazhdon kështu nuk e di çfarë do të bëhet. Zgjidhje tjetër veç të priten këta drurë për tu zgjeruar rruga se s’ka zgjidhje tjetër ose të hapet tuneli nën Kala.”
“Shumë shpesh nuk ka policë, sipas meje zgjidhja më e mirë është që të fotografohet çdo kundërvajtje dhe të gjobitet personi sipas targës së automjetit. Përndryshe, këtu nuk ka zgjidhje as nga policia as kultura që duhet ta ketë një shofer.”

Për dekada me radhë, makth i çdo shoferi ka qenë të kaloj nëpër këtë rrugë, ngaqë kolonat e gjata shkaktojnë pritje dhe nervozizëm në timon. Fajin e hedhin tek autoritetet që nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër për parkingje dhe shkarkim të trafikut në akset tjera rrugore. Veturat kanë zaptuar edhe trotuaret.
“Ku janë rrugët e ngushta tani edhe kjo duhej, nuk i ngjan asgjëje kjo dhe nuk ka asnjë vlerë. Po fajtor është kreu i komunës dhe babai i qytetit, athua ata nuk e shikojnë këtë.”

“Mendimi im është që në rregull sepse kalojnë kalimtarët vend e pa vend ose veturën e kthejnë këtu, kjo është një ide e mirë sepse nuk ka hapësirë për gjelbërim në mes se është e ngarkuar rruga me duqane.”
“Pavarësisht vendosjes së pankinave të betonit këtu në një nga bulevardet më të ngarkuara të kryeqytetit ‘Cvetan Dimov’ sërish trafiku është i stërngarkuar në pikun e ditës, siç është kjo sot.”

Nga Qyteti i Shkupit, thonë se ai mur duket keq por zgjidhja e vetme emergjente ishte që të vihen barrikadat e betonit. Kryetari Petre Shilegov tha se u bë për sigurinë e këmbësorëve të asaj zone.
“’Cvetan Dimov’ është një nga arteriet kryesore të kryeqytetit që ne nuk mund të lejojmë si institucion të zhvillohet në atë mënyrë komunikacioni atje, për këtë arsye edhe pse ai mur nuk duhet mirë, faktikisht e rrit sigurinë dhe qarkullimin në trafik. Theksoj se kjo është zgjidhje e përkohshme, nuk kam për qëllim që ashtu të mbetet dhe shumë shpejtë opinioni do të informohet për zgjidhjen afatgjate.”

Edhe Nga Komuna Çairit thonë se kjo është një zgjidhje e përkohshme deri në lëshimin në funksion të autobusëve elektrik nëpër kryeqytet. Vitin e kaluar në këtë bulevard u vënë pankina të betonit, të cilat sipas autoriteteve kanë lehtësuar qarkullimin e trafikut, kurse qytetarët nuk i kanë mirëpritur duke kërkuar zgjidhje tjetër afatgjate.

Baby Boo