Greqia nis programin masiv të ar*matimit, Franca do t’i shesë avionët e avancuar. SHBA heq embargon e armëve ndaj Qipros greke


Greqia pritet të nisë një program armatimi gjatë ditëve në vijim me qëllim rritjen e kapaciteteve të ushtrisë së saj.
Vendimi vjen në kulmin e tensioneve me Turqinë dhe sipas zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas programi synon që të forcojë këmbësorinë, marinën dhe flotën ajrore. Megjithatë, sipas tij, të dhëna më të detajuara në lidhje me programin pritet të japë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në 12-13 shtator.

Sëfundmi, mediat greke njoftuan për një marrëveshje mes Francës dhe Greqisë për një numër avionësh të acancuar “Rafale”. Marrëveshja mes dy shteteve ka ardhur pas përplasjeve Greqi-Turqi në Egjeun Lindor, ku Franca dërgoi sëfundmi edhe aeroplanmbajtësen “Charles de Daulle” duke mbajtur krahun e helenëve. Nga ana tjeter edhe Shtetet e Bashkuara qe dukej se po mbanin një pozicion asnjanës kane ndermarre nje lëvizje qe është parë nga Athina si mesazh për Ankaranë dhe e ka zemëruar këtë të fundit.

SHBA vendosi t`i japë fund embargos 33-vjeçare për shitjen e armëve jovdekjeprurëse Qipros greke, vendim ky që hyn në fuqi me vitin e ri fiskal në tetor. Amerika e kishte vendosur embargon ndaj shitjes së armëve për administratën greko-qipriote në vitin 1987 me qëllimin të parandalohej një grumbullim armësh në ishull.

Një delegacion turk sakaq, i kryesuar nga zëvendësministri i jashtëm Sedat Önal ishte në Moskë, ku është diskutuar nevoja për një zgjidhje politike të konfliktit libjan, ndërsa të dërguarit e Ankarasë ngulën këmbë tek rëndësia që ka gjetja e një armëpushimi të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Sirte dhe Jufra. Edhe pse në luftën e Sirisë, dy palët ishin pozicionuar në kahe të kundërta, qëndrimet e tyre janë përafruar mbi Libinë e pasur me naftë, dhe thonë se do të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike të ngërçit të krijuar.

Baby Boo