Sapo përfundoi raundi i negociatave për emrin mes kryediplomatëve Nikolla Dimitrov e Nikos Kocias me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic. Nimic pas bisedimeve tha se takimi ishte pozitiv dhe se janë bërë para-përgatitjet për takimin e dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të cilët pritet të takohen më 17 maj në Sofje.
“Ishte takim serioz. Palët mundohen ta zgjidhin çështjen e emrit. Gjithçka që mund të ju them është se kishim takim shumë serioz, punuam fort, intenzivisht. Kemi bërë punë pozitive. Ministrat do t’i informojnë kryeministrat e tyre, që do të takohen javën e ardhshme më 17 maj në Sofje”, tha MEtju Nimic, Ndërmjetës i OKB-së.