Përfundoi rinovimi i spitalit ditor të Klinikës për Hematologji, ka përfunduar edhe riparimi i tërësishëm i institucionit


Në Klinikën e Hematologjisë ka përfunduar faza e fundit e procesit të riparimit të institucionit me rikonstruktimin e spitalit ditor. Ky siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është repart ku bëhet diagnostikimi, terapia dhe kontrolli shumëvjeçar i pacientëve me sëmundje serioze hematologjike, malinje dhe jomalinje.

Krahas rinovimit, thonë në kumtesë, për spitalin ditor të Klinikës për Hematologji janë siguruar aparate të reja dhe pajisje që do të mundësojnë kujdes më të madh shëndetësor në nivel mjaft të lartë, si dhe aparate më bashkëkohore për sterilizimin e ajrit, me rëndësi të posaçme për pacientët dhe personelin dhe respektimin e plotë të standardeve për mbrojtje nga Kovid-19.

“Nga fillimi i pandemisë me Kovid 19, në spitalin ditor, të gjitha shërbimet mjekësore janë realizuar në dy turne, sipas rekomandimeve të përcaktuara më parë me qëllim që pacientët të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur në Klinikë. Me protokolle të vëzhguara rreptësisht, deri në fund të korrikut të këtij viti janë realizuar gjithsej 9310 ditë spitalore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Baby Boo