Përfundoi pjesa e parë e rikonstruimit të “Rrugës së plastikeve”


Me aplikimin e shtresës përfundimtare të asfaltit, këtë fundjavë, ekipet e Qytetit të Shkupit finalizuan fazën e parë të zgjerimit dhe rikonstruimit të bulevardit “Nikolla Karev”, gjegjësisht rrugën e njohur “Rruga e plastikeve”, me të cilën Shkupi fiton edhe një tjetër rrugë moderne që ka katër korsi, shteg për biçikletë dhe shteg për këmbësorë dhe  gjelbërim në mes, kumtuan autoritetet e qytetit.

“Në periudhën e fundit, me rritëm të përforcuar dhe intensivisht si dhe duke punuar natën u rikonstrua ky bulevard i cili është një ndër rrugët më të rëndësishme në Shkup sepse lidh katër komuna – Gazi Babën, Çairin, Qendrën dhe Karposhin. Për këtë arsye ky rikonstruim ka rëndësi të posaçme dhe është e interesit të posaçëm për qytetarët të cilët në numër të madh lëvizin çdo ditë dhe e kalojnë këtë pjesë të frekuentuar të qytetit”, thuhet në kumtesë.

Baby Boo