Vrasja e trefishtë në Gllogjan, paraburgosen tre të pandehurit


Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”, të cilët u ndaluan lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pasë parasysh dënueshmërinë e lartë të veprës penale, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pasë parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njëjtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitarë osë të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me këtë të pamundësojnë zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në kumtesën e gjykatës.
Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Të pandehuve H.M, KM dhe M.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Baby Boo