Përfundoi për sot intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër


Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për të tretën ditë me radhë u intervistua presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas intervistimit, që zgjati gjashtë orë Thaçi nuk u prononcua për media.
Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë gjatë së enjtes.
Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka propozuar një akta*kuzë për kr*ime luf*te dhe kri*me kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Pas intervistimit të hënën në ditën e parë Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.
Akt*akuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.
Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse akta*kuza kundër tij konfirmohet.

Baby Boo