Përfaqësuesja e Tunizisë me një ide brilante gjatë Ramazanit: Portieri bëhet si i lënduar, lojtarët bëjnë iftar


Para finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, tifozët Reds ishin të brengosur se a do ndikonte agjërimi i Ramazanit do ndikonte në paraqitjen e egjiptianit.

Kështu ylli i Reds u detyrua të mos agjërojë në ditën e finales në Kiev, këshillë e dhënë nga stafi i klubit anglez.

Por, kjo nuk është çështje për t’u brengosur te Përfaqësuesja e Tunizisë.

Ata kanë dal me një ide brilante e cila i ndihmon atyre që të bëjnë një iftar të shpejtë për pak minuta.

Lojtarët kanë bërë një marrëveshje me portierin, në momentin që është koha për të prishur agjërimin, atëherë ai shtrihet në fushë për të kërkuar trajtim mjekësor.

Teksa mjekët e skuadrës merren me portierin, ata pinë pak ujë dhe ushqehen me diçka të shpejtë.

Kjo ide brilante është përdorur nga Tunizia në dy ndeshjet e fundit ndaj Portugalisë dhe Turqisë, të dy miqësoret kanë përfunduar me rezultat 2-2.

Vlen të theksohet se ata janë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ dhe në Grupin G janë së bashku me Belgjikën, Panamanë dhe Anglinë.

Nuk duhet harrua në renditjen e FIFA-s skuadra tuniziane renditet në vendin e 14. /Telegrafi/

Baby Boo