Latifi i ashpër: Anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane


Pas komenteve të autorit të përmendores së Skënderbeut i cili tha se është bazuar në të dhënat osmane për ta krijuar, ka reaguar ashpër profesori i filozofisë, Blerim Latifi, i cili ka thënë se vetëm anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane.

Latifi ka qenë i ashpër pas deklaratave të autorit të përmendores së Skënderbeut, i cili ka thënë se për ta krijuar është bazuar në të dhënat osmane.

Latifi ka thënë se vetëm anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane.
“E paska thanë me gojë të vet autori i shtatorës së shëmtuar të Skënderbeut në Prizren: Jam mbështetur në kronikat osmane për ta gdhendur imazhin e tij! Ja u zgjidh enigma: anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë:

“E paska thanë me gojë të vet autori i shtatorës së shëmtuar të Skënderbeut në Prizren: Jam mbështetur në kronikat osmane për ta gdhendur imazhin e tij! Ja u zgjidh enigma: anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane. Të njëjtit kanë vite që mundohen ta tjetërsojnë identitetin e tij shqiptar, sepse që t’u bëjnë vend sulltanëve në zemrat e shqiptarëve, duhet më parë të heqin prej tyre armikun e tyre më të madh, atin shpirtnor të kombit shqiptar, gjeneralin që historia botërore e rendit përkrah gjeneralëve më të mëdhenj të saj”

Baby Boo