Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut arrin në Bukuresht


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka arritur në Bukuresht të Rumanisë për të vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e Kampionatit Europian që do ti luaj ndaj Austrisë dhe Ukrainës.
Ekspedita e Maqedonisë mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Bukureshtit nga aeroporti i Shkupit, ndërsa para largimit nga hoteli, presidenti i FFM-së Muamed Sejdini u dëshiroi sukses reprezentuesve, përderisa edhe në aeroport, kryeministri i vendit Zoran Zaev i përshendeti futbollistët.

Përfaqësuesja e vendit dy javëve të fundit zhvilluan përgatitjet në Shkup, ndërsa zhvilluan edhe dy ndeshje kontrolluese ndaj Sllovenisë dhe Kazakistanit. Seleksionuesi Igor Angellovski ka në dispozicion të gjithë 26 futbollistët, duke përfshirë këtu edhe Enis Bardhin që ju bashkua ekipit ditëve të fundit, pasi ishte në karantin për shkak testit pozitiv në Kovid-19 në fillim të grumbullimit. Ndeshjen e parë Maqedonia do ta luaj me 13 qershor ndaj Austrisë, katër ditë më vonë përballet me Ukrainën, ndërsa me 21 qershor në Amsterdam luan ndaj Holandës

Baby Boo