Vdes avokati i Kadri Veselit, Bytyqi: Ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar


Ka vdekur Andrew Strong, njëri nga avokatët e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Avni Bytyqi, që është në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për vdekjen e tij, duke e vlerësuar si besnik ndajë UCK-së, dhe njeri të palodhshëm që lufton për të vërtetën, shkruan Reporteri.net.

Ai kishte mbrojtur edhe Ramush Haradinaj në Hagë.

Postimi i plotë:

Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.

Baby Boo