Përfaqësuesit qeveritar për vizitë në spitalin e Kumanovës


Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministrat e Shëndetësisë dhe të Arsimit dhe Shkencës Venko Filipçe dhe Arbër Ademi, sot realizuan takim me drejtoreshën e Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë Snezhana Zaharieva dhe epidemiologët me ç’rast u informuan për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen, për tejkalimin e problemeve aktuale.

Në Kumanovë, potencoi kryeministri Spasovski, është bërë përqindje më e madhe e testeve në nivel shtetëror.

“Me përpjekjet e vazhdueshme që i bëjnë mjekët dhe personeli mjekësor në spital, së bashku me epidemiologët në Qendrën për Shëndet publik në komunë dhe mjekët amë, do të arrijmë të ndalemi në rrugën e përhapjes së virusit. Edhe njëherë apeloj të respektohen rekomandimet për distancë fizike, veçanërisht pranë festave të Pashkëve. Ashtu më së shumti do t’i ndihmojmë edhe personelit shëndetësor në Kumanovë të cilët janë në rend të parë në ballafaqimin me koronavirusin”, theksoi në deklaratën e tij për mediat kryeministri Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se Kumanova dallohet me numrin e rritur të pacientëve të diagnostifikuar ditëve të fundit, por që të punësuarit në spital janë në majën e detyrave të tyre dhe me sukses i kryejnë obligimet e tyre, edhe pse është vetëm një pjesë e punonjësve shëndetësor.

“Sot testuam 210 të punësuar me teste serologjike. Rezultatet deri tani treguan se nuk ka persona të dyshuar mjekësor dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Me këtë strategji të testimit do të vazhdojmë edhe më tutje dhe do ta zbatojmë në tërë territorin e shtetit së pari mes punonjësve shëndetësor, ndërsa pastaj edhe mes qytetarëve”, tha Filipçe.

Drejtoresha e spitalit Zaharieva shprehu falënderim te përfaqësuesit qeveritar për takimin në të cilin është biseduar për mundësitë për mnbështetje gjatë ballafaqimit me gjendjen, duke e falënderuar Ministrinë për testet e kryera te të punësuarit në institucion. Ajo tha se qyteti ka mbi 110.000 banorë dhe numër të madh të të sëmurëve, se tani për tani pranojnë pacientë me pasqyrë të lehtë, të mesme dhe të rëndë klinike, por që përgatiten edhe në rast se ka numër më të madh të të sëmurëve. Sa i përket numrit të të sëmurëve në spital, Zaharieva theksoi se ka raste pozitive dhe shprehu falënderim për riorganizimin në institucion, si dhe që me personelin do t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve të Kumanovës. Të premten, paralajmëroi pas analizave të zbatuara do të vendoset nëse do të mbesin dy kapacitetet e repartit infektiv.

Kryeministri Spasovski dhe ministri Filipçe uruan për punën e deritanishme tërë ekipin e spitalit, për ballafaqimin e suksesshëm me koronavirusin, dhe theksuan se nga takimi shkojnë me njohuritë të cilat do të ndihmojnë se si të arrihet efikasitet më i madh në ballafaqimin me epideminë në komunë, si dhe për mundësitë plotësuese për përforcim të personelit në spital.

Baby Boo