“Më uruan vdekjen”/ Tea ka një këshillë: Ka politikanë që ju shtypin, pe*dofilë që përdh*unojnë fëmijët…


Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea, ka vendosur që t’u kthejë përgjigje disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj. Ajo ka publikuar një video në “Instagram”, ku tregon se si ndihet, a e ka ditur familja për këtë ngjarje dhe çfarë këshille ka për publikun.
Pasi bënë bujë fotot e saj me Beartin dhe doli sikur kishte tradhtuar Andin, Tea mori ofendime të shumta nga publiku, e madje edhe duke i uruar vdekjen.

Lidhur me këtë ajo është shprehur: “Megjithëse jam një person i fortë, këto ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, sepse të të kthehet një shqiptari e tërë kundër, jo një Shqipëri por një shqiptari e tërë. Të të shajë, të ofendojë, të urojë vdekjen, nuk është e lehtë sado person i fortë të jesh. Është e vështirë të kapërdihet, por ja që kaloi. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por kjo e imja zgjati më shumë.

E rëndësishme është se kam patur mbështetje nga njerëzit e mi të afërt dhe kam kaluar gjëra më të vështira se kjo, kështu që është në të shkuarën, mbetët në të shkuarën dhe ne vazhdojmë para”.
Ndërkohë të tjerë e kanë pyetur nëse beson ende te njerëzimi, pas gjithë kësaj ngjarje të madhe që ndodhi.

“Unë jam pjesë e këtij njerëzimi dhe nuk do e humbas shpresën. Por kjo që më ka ndodhur ka qenë një bullizëm tmerrësisht i theksuar, që askush nuk e meriton. Unë jam e lumtur që jeta më ka bërë kaq të fortë dhe e përballova mjaft mirë”, tha Tea.
“Çfarë këshille ke për publikun pas gjithë kësaj?”, ishte pyetja e radhës për ish-konkurrentën e “Për’puthen”.

“Më në fund ky popull u ngrit kundër një padrejtësie që mendoi se ishte bërë, por nuk ishte padrejtësia e duhur për tu ngritur, pasi ka gjëra më të rëndësishme se kjo që bëra unë. Ka politikanë që po ju shtypin e mashtrojnë çdo ditë, ka kriminelë që po ju vjedhin, po ju vrasin dhe askush nuk thotë asgjë. Harrohet brenda ditës. Ka pedofilë që përdhunojnë fëmijë dhe askush nuk ngrihet të bëjë diçka. Ka maskarenj që përdhunojnë femra dhe vetë femrat nuk thonë asgjë, por zgjedhin të më shajnë mua. Ok. Ngrihuni, por zgjidhni kauzën e duhur, sepse ka kauza shumë të rëndësishme që ne si popull po i kalojmë çdo ditë dhe zgjedhim të heshtim. Mos zgjidhni të heshtni për gjëra që ju cekin jetën tuaj, se kjo që ndodhi ceku vetëm jetën time dhe të pak personave të tjerë. Zgjidhni kauzat e duhura për tu bashkuar dhe për t’u ngritur. Kjo është këshilla ime”, tha Tea.

Kjo e fundit u shpreh se gjithë këtë histori e ka përjetuar më shumë familja e saj, edhe pse ka qenë në dijeni të gjithë situatës, para se të plaste.

Baby Boo