Përdhunim deri në vdekje: Mjeku që shokoi Europën


Ka nisur në Gjermani një nga gjyqet më të komentuara në median europiane. Një kirurg, Andreas N., 42 vjeç, ka dalë përpara gjykatës në Magdeburg pasi akuzohet për përdhunim me pasojë vdekjen.

Detajet e dosjes janë të frikshme.

Yvonne M., 38 vjeç, nuk i mbijetoi seksit me të. Mjeku kishte vendosur kokainë poshtë lafshës së penisit. Parukierja, që nuk ia kishte idenë nga drogat, nisi të kishte probleme me frymëmarrjen pas seksit. Ajo vdiq nga mbidoza.

Kirurgu kishte një marrëdhënie prej kohësh me gruan, e cila i besonte verbërisht. Një mikeshë e viktiëms tha se ajo do të divorcohej me të shoqin për mjekun. “Për të, ai ishte si Christian Grey nga ‘Fifty Shades of Grey’”.

Por ‘maskën’ e penisit me drogë e kishin provuar edhe gra të tjera.

Prokurorja tha se ai e hidhte kokainën në penis që më pas të zhvillonte lirshëm praktikat seksuale.

Ekspertët zbuluan se kirurgu e mbante drogën në penis kur bënte seks oral, anal dhe vaginal.

Ndonjëherë ai e hidhte drogën në shishen e verës para seksit, me pasoja të tmerrshme.

Një mjeke pësoi dy aksidente pas konsumit të drogës, një tjetër humbi ndjenjat.

Mjeku nuk foli asgjë në gjykatë. Gjyqi vazhdon.

Baby Boo