Ndarje edhe në LSDM për përkrahjen apo sulmin ndaj BFI-së. E fundit kanë qenë akuzat e rënda të Muhamed Zekirit ndaj Sulejman Rexhepit dhe përkrahja e kryeministrit Zoran Zaev.
Një funksionar shqiptar i LSDM-së është kundër Zekirit dhe Zaevit, ai i jep përkrahje kryetarit të BFI-së.
Xhevat Iseni është kryetar bordi i Shoqatës aksionare për menaxhim të hapësirës afariste dhe banesore.
Në postime në Facebook shihet që Xhevat Iseni del hapur në anën e kryetarit të BFI-së.
Duhet të shihet në të ardhmen se cili krah do jetë më bindës për kryeministrin Zaev./Pa Censurë