Përballje miliarderësh: Musk dhe Zuckerberg pajtohen për dyluftim në kafaz


Musk ka postuar një mesazh në platformën e tij të rrjeteve sociale, Twitter, se ai ishte “gati për një dyluftim në kafaz” me Zuckerbergun.

Zuckerbergu, shefi i kompanisë Meta, më pas postoi “screenshotin” e shkrimit të Muskut me mbishkrimin: “dërgoma lokacionin”.

Musk më pas u përgjigj: “Vegas Octagon”, referuar lokacionit, raportoi BBC.

Oktagon është zona e rrethuar që përdoret për ndeshjet e Kampionatit “Ultimate Fighting” (UFC).

Musku, që mbush 52 vjeç këtë muaj, shkroi më tej: “E kam këtë lëvizje të mahnitshme që e quaj ‘The Walrus’, ku vetëm qëndroj mbi kundërshtarin dhe nuk bëj asgjë tjetër”.

Baby Boo