Mançevski: Në Maqedoni s’ka rrjet 5G, mos të propagandohet


Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski ka hedhur poshtë zërat e fundit se në Maqedoninë e Veriut ka dhe fshehurazi po vendosen antena të rrjetit 5G.

“Për momentin, në vendin tonë nuk ka të aktivizuar rrjet 5G”, theksoi në emisionin “360 gradë” në Alsat, ministri Damjan Mançevski.

Sipas tij, testi i vetëm i rrjetit 5G është bërë në dhjetor të vitit të kaluar. Ai deklaroi se testi është zbatuar nga “Telekomi”, dhe është bërë për qëllime komerciale.

Mançevski gjithashtu komentoi vendet që tashmë kanë bllokuar këtë teknologji. “Brukseli ka bllokuar zhvillimin e rrjetit në qytet, por pjesa tjetër e Belgjikës është e mbuluar me sinjal. Nuk bëhet fjalë për diçka që nuk ekziston në botë. Në Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë rrjete aktive 5G, në Zvicër, ku gjithashtu ka pasur dyshime, ekzistojnë rrjete të tilla aktive brenda territorit”, tha Mançevski.

Baby Boo