Për shkak të borës, ndalesë prë kamionë në rrugën Mavrovë – Dibër


Për shkak të reshjeve të borës sot pasdite prej orës 15:50 në aksin rrugor Gostivar Strazhë është vendosur ndalesë për automjetet transportuese, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Paraprakisht, në orën 15, ishte vendosur ndalesë për kamionë edhe në aksin Mavrovë – Dibër.

Moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme, shi dhe përkohësisht me dëborë, që pasdite e kaploi rajonin e Dibrës, Rekës dhe Zhupës shkaktoi shembje më të imëta në akset rrugore në këtë rajon, me ç’rast nga dega e Dibrës së “Rrugëve të Maqedonisë” rekomandojnë vozitje të kujdesshme, veçanërisht përmes grykës së lumit Radika.
Sinoptikët për pasdite paralajmëruan më shumë reshje në pjesët veriperëndimore dhe rritje të shtresës së dëborës në male. Në male do të ketë edhe paraqitje të fryjave të dëborës për shkak të erës së fuqishme.

Baby Boo