Grubi me superlajm: Taravia do të falet, ora policore nga 23:00


Qeveria e RMV-së, në seancën e 68-të miratoi vendimin për ndryshime dhe plotësime të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, konformës së cilës nga 5 Maji – E Mërkurë, ndalesa për lëvizje në vend të orës 21.00, do të fillojë në ora 23.00 dhe do të zgjasë deri në ora 05.00 të mëngjesit, këtë lajm e konfirmon edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili përmes rrjetit social ka informuar se tashmë ora policore në vend po shkurtohet.

Konform këtyre ndryshimeve, objektet hotelerike do të jenë të hapur për mysafirë deri në ora 22.30 vetëm në pjesët e hapura, veranda ashtu sic është konstatuar me masat ekzistuese dhe protokollet.
Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë plotësuese ka propozuar, kurse Qeveria në seancë ka pranuar që të vendoset masa e karantinimit të detyrueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve për të gjithë personat fizik nga vendi dhe jashtë – udhëtarë që vijnë nga India dhe Brazili, për shkak të paradalimit të përhapjes së llojeve të reja të SARS-CoV-2.

Baby Boo