Për herë të parë, “SnowPark” në Kodrën e Diellit (VIDEO)


Kodra e Diellit për herë të parë në sezonin turistik dimëror 2021/22 po e përgatit terrenin për snoubord, të ashtuquajturin “SnowPark”. Nga “Kodra free riders” thonë se kanë punuar intensivisht dhe se shumica e punës tashmë veç se është kryer.

“Jemi duke i bërë përgatitjet, thuaj se gjithçka është gati. Është projekt që në mars të vitit të kaluar, realizimi i elementeve na ka marrë gati se një muaj. Ne i projektojmë dhe i provojmë njëkohësisht dhe shohim nëse është legjitime, nëse mund të bëhet, normalisht ka punë”, tha Amir Hasipi, skiator i “Kodra free riders” duke folur për emisionin Pastel të TV21.

Baby Boo