“Për besë nuk e ndjek”/ Albin Kurti, njëri prej shqiptarëve të paktë që nuk e sheh fare BBV-në dhe s’njeh Luizin


Luiz Ejlli ka marrë vëmendje të madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania edhe nga personazhe të njohur nga politika, muzika dhe arti, në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Por jo të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Debat Plus”. Kurti tha se nuk arrin që ta ndjekë Luizin dhe se nuk e ka përcjellë lojën e tij në BBVA.

“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.

Rreth Luizit më parë është pyetur edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ka lavdëruar këngëtarin shkodran duke e quajtur mjeshtër dhe të talentuar.

“Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Berisha për Luizin.

Baby Boo