Për 24 orë 29 aksidente trafiku, 22 të arrestuar


Gjatë ditës së djeshme në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 29 aksidente në kominukacion ku si pasojë në 11 nga këto aksidente ka pasur të lënduar në njerëz, shkruan Gazeta Metro.

Policia bën të ditur se 11 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 18 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia e Kosovës, po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 805 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në 24-orët e fundit janë arrestuar edhe 22 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy në vuajtje të dënimit.

Baby Boo